Gjuriq: Nuk ka hapje të urës së Ibrit në Mitrovicë

04.08.2016 19:05:40

Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është e mundur derisa rruga ‘Mbreti Petra’ të shndërrohet në zonë këmbësorësh .

“Për ne më e rëndësishme është siguria e qytetarëve tanë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që rruga ‘Mbreti Peter’ të shndërrohet në një zonë për këmbësorë, dhe se KFOR-i  të jetë në postbllok në afërsi të urës”, ka thënë Drejtori i Zyrës serbe për Kosovës Marko Gjuriq për b92

 

Duke komentuar fjalimin e ministres Tahiri se rivitalizimi i urës do të fillojë më 15 gusht, Gjuriq ka thënë se ajo shpesh tregon pamjen e saj të opinionit botëror, si një realitet për ti dhënë vetes lirinë për të folur në lidhje me datat.

“Ajo që është e sigurt është mos-hapja e urës, ndërsa rruga nuk është plotësisht e rivitalizuar dhe transformimi i saj në një zonë për këmbësorë nuk ka datë të vendosur”, ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi gjithashtu se siguria e qytetarëve të Mitrovicës është prioritet dhe se rruga duhet të jetë zonë e këmbësorëve.

Gjithashtu Gjuriq ka thënë se sjellja e ministres Tahiri zvogëlon kredibilitetin e saj .

“Ju keni parë se ne kemi vepruar në mënyrë të përgjegjshme, kemi biseduar por nuk kemi shpikur gjëra që nuk janë pjesë e marrëveshjes”, ka shtuar Gjuriq.

Po ashtu Gjuriq, ka thënë se çështja e Komunave Serbe në Kosovë e cila fillon në çdo takim në Bruksel ose në Prishtinë përdor arsyetime të ndryshme të ekipit menaxhues.

“Ne jemi duke punuar shumë për të parë argumentimin e tyre dhe justifikimet që përdoren nga duart tona”, ka thënë Gjuriq.

Kurse duke folur për demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, Gjuriq ka thënë se Serbia nuk mund të jetë shtet i rremë apo territor tjetër përveç shtetit që është përcaktuar me kufirin shtetëror me një vend tjetër.

“Për ne në aspektin formal juridik, atë që ata flasin dhe vendosin nuk prodhon asnjë pasojë”, ka thënë Gjuriq.

Ndërsa sipas tij kur është fjala për ‘Kushtetutën’ tha se “Të presim që Serbia të ndryshojë diçka që kanë besim më shumë se 90 për qind e popullsisë, e cila është e bazuar në argumente politike, historike dhe morale nuk do të ndodhë.