Gjuriq: Pjesëmarrja e Kosovës në Olimpiadë, promovim i Hashim Thaçit dhe kriminelëve të luftës

09.08.2016 11:26:44

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Kosova nuk ka vend në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe as në Lojërat Olimpike, si dhe sipas tij kjo pjesëmarrje shërben vetëm si promovim i Hashim Thaçit dhe kriminelëve të luftës dhe idesë së të ashtuquajturës Pavarësia e Kosovës.

“Atletët e Kosovës duhet të jenë pjesë e Komitetit Olimpik të Serbisë. Kjo çështje nuk duhet politizuar. Lojërat Olimpike shërbejnë vetëm si promovim i Hashim Thaçit si dhe kriminelëve të luftës e idesë së ashtuquajturës Pavarësia  e Kosovës”, ka thënë Gjuriq për tvpink.

Sipas tij, një pjesë e publikut në Serbi ka treguar se “injoranca e turpshme e një pjese të analistëve për shtyp këtë mëngjes kanë thënë plot gënjeshtra që shteti i Serbisë duhet pajtuar me atë që Kosova duhet të luajë në Lojërat Olimpike.

Ai ka theksuar se shteti i Serbisë, populli dhe qeveria kanë kundërshtuar fuqishëm këtë vendim për Lojërat Olimpike, transmeton Indeksonline.

Ai është i bindur se Serbia kurrë nuk do ta pranojë atë dhe beson se shumica e qytetarëve serbë nuk do e pranojnë faktin e valimit të flamurit të Kosovës në RIO 2016 , kështu duke kritikuar zërat e fundit në Serbi që kanë theksuar se shteti serb duhet të pajtohet me realitetin, që Kosova është shtet i pavarur.

“Është turp se si dikush, me cinizëm ka komentuar përpjekjet e shtetit të Serbisë për të kundërshtuar atë. Ne kemi një pjesë të analistëve. Më vjen turp si serb, që kemi njerëz në vendin tonë që thonë se ne duhet që ne duhet të heqim dorë nga mendimi që atletët tanë të marrin pjesë në podiumin olimpik, për të parë flamurin e shtetit të rremë të bazuar në krimet kundër popullit tonë, nga ana e territorit tonë, duke ia rrëmbyer një pjesë të vendi, i cili është shpirti ynë, historia jonë, thelbi ynë”, ka thënë Gjuriq.

“Për fat të keq disa herë në kohë të vështirë në vendin tonë kanë ndodhur këto fenomene kur disa njerëz mbështesin diçka që është qartë kundër vendit tonë”, ka thënë Gjuriq.