Gjuriq: Serbia do të luftojë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës

Gjuriq: Serbia do të luftojë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës

09.03.2017 10:05:58

 

Kundërshtimi i SHBA-ve dhe NATO-s për formimin e ushtrisë së Kosovës është padyshim sukses i madh diplomatik i vendit tonë, ka thënë sot drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë se do të luftojnë kundër formimit të saj, sepse sipas Gjuriqit, ajo paraqet një kërcënim dhe rrezikim të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në gjithë regjionin.

“Ky është padyshim një sukses i madh diplomatik i Serbisë dhe nuk ka rënë prej qielli, por është një produkt i një pune të plotë në mënyrë që të spjegojë që qasjet dhe qëndrimet, jo vetëm në të cilat gjithnjë mund të llogarisim, siç janë Kina dhe Federata Ruse por edhe NATO”, ka thënë Gjuriq për RTS.