Gjuriq sërish tallet me sovranitetin e Kosovës: Hyrja e trenit s’është provokim

14.01.2017 12:38:18

Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i “Zyrës për Kosovën e Metohinë”, ka thënë se treni nuk mund të jetë provokim për Prishtinën.

Ai ka thënë se kjo është shtrirje e linjës ekzistuese.

“Një tren nuk mund të jetë provokim për Prishtinën. Kjo është një shtrirje e linjës ekzistuese nga Kraleva në Mitrovicë dhe nuk është asgjë e re në kuptimin politik”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kushdo të që mendon ta ndalë këtë tren për të hyrë në Kosovë bën shkelje të të drejtave të njeriut.

Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka marr ndonjë veprim konkret për ndaljen e trenit, përveç se e ka quajtur ilegal.