Gjuriq tallet me veteranët e UÇK-së që postuan në Mitrovicë për murin

16.12.2016 18:18:56

Marko Gjuriq sot ka komentuar edhe protestën e veteranëve të UÇK-së për rrëzimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Ata në listën tonë edhe më tutje janë organizatë terroriste”, ka thënë Gjuriq.

“Nuk e di çfarë janë ata veteranët e UÇK-së. Herën e fundit kur kam kontrolluar për të ashtuquajturën UÇK, ajo ishte organizatë terroriste, të paktën në letër. Stejt Departamenti vetëm deri në vitin 1998, nëse nuk gaboj, por në listën tonë edhe më tej mbetet ashtu”, ka ironizuar Gjuriq.