Gjuriq tregon nëse do të ketë ndryshime në formatin e dialogut Kosovë-Serbi

11.06.2018 20:44:33
Për Serbinë formati i dialogut dhe kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit, janë me rëndësi të madhe.

Kështu të paktën ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Sipas Gjuriqit, formati përfundimtar i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për një kompromis të mundshëm, transmeton lajmi.net.

“Forma, vendi dhe pjesëmarrësit janë më pak të rëndësishëm, sesa thelbi i dialogut”, tha Gjuriq në një konferencë për media, kur u pyet nëse formati i bisedimeve mund të ndryshojë.

Sipas tij, Kosova po “vajton dhe po bën thirrje për njohjen e pavarësisë”.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime serioze, por përshtypja ime është se pala tjetër nuk e dëshiron një gjë të tillë”, theksoi Gjuriq.

Zyrtari serb u pyet edhe për emërimin e Milan Radojçiq si nënkryetar i Listës Serbe.

Për këtë Gjuriqi deklaroi se Lista Serbe e ka mbështetjen e plotë të Beogradit në vendimet që i merr.

“Nuk është puna imr që të pëgjigjem në pyetjet e karrierës së ndonjë inidividi”, tha tutje Marko Gjuriqi.

Ndryshe, deri më tani ende nuk ka asnjë datë zyrtare për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.