Gjuriq tregon se sa ka Prishtina pushtet në Leposaviq

Gjuriq tregon se sa ka Prishtina pushtet në Leposaviq

28.03.2017 16:35:15

Tubimi parazgjedhor në Leposaviq patjetër që do të mbahet, dhe Aleksandar Vuçiq do të njoftojë për publikun se cili është qëndrimi i tij i fundit mbi këtë çështje dhe nëse do të shkojë në Kosovë. Këtë e ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se politikanët e Prishtinës u përpoq të kushtëzojnë dhe shantazhojnë njeriun e gabuar.

“Kur ju kushtëzoni dhe shantazhoni Aleksandar Vuçiqin, e kushtëzoni dhe shantazhoni njeriun e gabuar”, tha Gjuriq për agjencinë Tanjug.

Ai deklaroi se “ajo që po bëjnë politikanët në Prishtinë, jo pa përkrahjen e jashtme, është absolutisht skandaloze”, transmeton Express.

“Ata që kanë pushtet në Leposaviq aq sa ka ujë në Sahara kanë vendosur që dikujt t’i vendosin kushte”, ka thënë Gjuriq, duke theksuar se ai ishte i sigurt se “ajo që janë duke u përpjekur që të paraqesin si kushte në media, Vuçiq-i nuk mund t’i pranojë”.

“Tubimi i planifikuar për nesër patjetër që do të mbahet, dhe ne shohim se, me gjithë përkrahjen nga BE-ja, e cila gjoja kërkon të sigurojë kushte që takimi të mbahet dhe poshtërimeve që vijnë nga mediat shqiptare, nuk janë krijuar kushtet më minimale për ta bërë këtë”, tha Gjuriq dhe thkesoi se “Vuçiq-i gjatë ditës do të shpallë publikisht se cili është pozicioni i tij përfundimtar për këtë çështje dhe nëse nesër do të shkojë në Kosovë dhe Metohi”.