Shqipëri: “Gjurmë Shqiptare”: Ç’ndodh me Rrugën e Arbërit, aksin që takon historinë…

07.07.2018 23:51:31
Rruga e Arbërit ka nisur disa herë me bujë e me deklarata të mëdha politike, që më pas ia kanë lënë vendin paqartësisë e problemeve të ndryshme që kanë penguar në mënyrë të vazhdueshme përfundimin e saj, por çfarë po ndodh në të vërtetë me këtë aks të rëndësishëm?

Në fakt projektet e reja shkojnë mbi gjurmët e vjetra, ato të një udhe shekullore të përdorur që në periudhën romake , e më pas atë arbërore. Pra Rruga e Arbërit ka një pjesë historike, e po ashtu atë të sotme. A do të mundet më në fund të ecin të dyja së bashku?

Adem Bunguri Arkeolog “Faza e parë, më e hershmja e rrugës së Arbërit lidhet me parahistorinë, saktësisht me shekullin V-IV para krishtit, kur dokumentohen për herë të parë gjurmët e importeve të kryera nga Adriatiku”, shprehet arkeologu Adem Bunguri.

Kjo është qafa e Murrizit, që ndan zonën e Tiranës nga ajo e Matit. Nëse nuk do të ishte për motin e keq, pas nesh do të dalloheshin pjesë të kryeqytetit, ndërsa në krahun tjetër përballë, qafa e Buallit që i paraprin Bulqizës. Pra në një ditë normale, ku shikimi nuk do të ishte i kufizuar, do të mund të kuptonim fare lehtësisht sesa e afërt është kjo zonë aq sa mund ta bashkosh me sy të lirë.

Çfarë qëndron pas projektit që ecën në gjurmët e vjetra shekullore?

Dokumentat, ndryshimet, të vërtetat e mbyllura dhe përplasjet e shumta, projektet e vjetra, e ato më të fundit…

Si po punohet sot në terren dhe a do të përfundojë më në fund ky aks?

Përgjigjet i gjeni në dokumentarin e “Gjurmë Shqiptare”, përgatitur nga gazetari Marin Mema.