Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda rikonfirmon dënimin me burg për jetë për Denis Shtrazën, i cili u shpall fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.
Më 19 mars 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me burg të përjetshëm, por ky vendim u apelua nga pala mbrojtëse. I pandehuri dhe avokati i tij kanë pretenduar për pafajësi me argumentin se nuk ka lidhje me vrasjen e Çollakut.
Për vrasjen e Çollakut ishte akuzuar dhe Ervin Dalipaj për të cilin pushoi gjykimi pas ekzekutimit të tij në prill të 2017 tek mbikalimi i Sukthit.