Gjykata e Apelit lë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore për të akuzuarit e “Syrit të Popullit”

08.06.2018 11:22:13

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018, me anë të të cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat e dhjetë të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale , e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë A.Ll. akuzohet për veprat  penale“ Hakmarrje në ndihmë“  dhe “Dhunim“.

Ai bashkë më të akuzuarit  M.J., R.S.,S.R.,R.T.,B.K.,S.B.,H.H.,B.L., dhe L.L. akuzohet po ashtu, edhe  për “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rëndit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Mbi të akuzuarin B.K., rëndon edhe vepra penale  “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 374,  i të njëjti kod.

Ndërsa M.J. akuzohet  edhe për “Hakmarrje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar.