Gjykata e Apelit pranon ankesën e PSP-së, refuzohen milionat e Sead Koçan

08.06.2017 21:01:02

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e PSP-së që të refuzohen garancionet e biznesmenit Sead Koçan në vlerë prej 900 mijë euro. Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit e kthen lëndën përsëri në Gjykatën Penale.

 

Vendimi i këtillë do të publikohet i plotë në web-faqen e gjykatës në afat të paraparë me ligj, thonë nga Gjykata e Apelit.

Sead Koçan është i dyshuar në lëndën e PSP-së “Trust”.