Gjykata e Lartë kthen në Apel çështjen “Vollga”

13.12.2016 13:51:05

Gjykata e Lartë e rikthen për gjykim në Gjykatën e Apelit çështjen  e pronësisë të ish-hotel Vollgës .

Ankimimi në këtë Gjykatë është bërë nga kompania “Saudi Brothers”, e cila ka paditur Hipotekën e Durrësit, e cila e kishte regjistruar pronën në emër të Zanmir Hasës.

Pavarësisht këtij ankimi, me një vendim të sajin, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë një vendim që njeh si pronarë kompaninën arabe.