Gjykata e Stambollit lëshoi urdhër arrest për Fethullah Gulenin

04.08.2016 17:08:52
Gjykata e Stamboll lëshoi një urdhër arresti për kreun e organizatës FETO, Fethullah Gulen, i cili aktualisht është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara, e që Ankaraja e akuzon vazhdimisht për organizimin e grusht shtetit në Turqi.

Turqia njoftoi agjencinë e lajmeve ‘Anatolia’ se gjykata ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Gulen ku “urdhëroi përpjekjen e grushtit të shtetit në 15 korrik”, transmeton lajmi.net.

Qeveria e Turqisë ka deklaruar se Gulen ishte ai që konceptoi grusht shteti që u përpoq të kryej me ushtrinë turke.

Turqia beson se organizata e Fethullah Gulen është organizatë terroriste.

Nga ana tjetër, Gulen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekje për grusht shteti.