GJYKATA I LIRON 9 PERSONA TË AKUZUAR PËR SULM NË SERBI

07.12.2017 11:07:59

Një gjykatë në Kosovë i ka liruar nëntë shqiptarë të akuzuar për sulm terorist kundër një postblloku kufitar në pjesën jugore të Serbisë në vitin 2012.

Kjo gjykatë në Prishtinë vendosi dje t’i lirojë nëntë personat, të cilët e plagosën në roje të kufirit, duke thënë se nuk ka prova se ata kanë kryer krim, transmeton REL.

Prokurorët ndërkombëtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, që e kanë ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë prej shpalljes së pavarësisë, patën thënë se të dyshuarit kishin përdorë armatim automatik në sulm, raporton agjencia AP.

Këta të akuzuar ishin dënuar në vitin 2013, prej dy e deri në nëntë vite burg, por pas ankesës së tyre, Gjykata Supreme e Kosovës kishte theksuar gabime procedurale në këtë rast.