Gjykata merr vendim për kompaninë belge që eksportoi mish të prishur në Kosovë

18.03.2019 19:56:16
Skandali me mishin e prishur nga Belgjika ka marrë një epilog përfundimtar.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Antwerpit në Belgjikë ka marrë vendim për thertoren “Vanlommel”, e cila sipas aktakuzës kishte shitur mish të prishur dhe me afat të skaduar, të cilin më vonë e kishte importuar në Kosovë, raporton lajmi.net.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, Gjykata e Kriemeve të Rënda në Antwerp ka marrë vendim për mbylljen e thertores “Vanlommel” si dhe suspendimin e dy vozitësve nga kjo kompani.

Zyrtarët e kësaj therrtoreje kanë deklaruar para gjykatës se ky ishte një gabim njerëzor dhe se mishi ishte i dedikuar për industrinë ushqimore të kafshëve.

Prokuroria belge kishte kërkuar që drejtorët e thertores të dënohen me nga 4 mijë euro gjobë, ndërkaq kompania me 20 mijë euro.

Mirëpo, Gjykata ka marrë vendim që e njëjta të mbyllet.

Lajmi.net kishte raportuar më herët për orientinim e importit të mishit nga Brazili dhe Polonia.

Edhe në këtë të fundit kishte plasur skandali me mish të prishur, i cili ishte eksportuar në shumë vende të Evropës.

Mish nga ky shtet ishte importuar edhe në Kosovë, mirëpo se nga AVUK-u kishin deklaruar se nuk kishin hasur në sasi të dyshimtë.