Gjykata shpalli vendimin për rastin ‘Medicus’

24.05.2018 14:05:08

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot aktgjykimin në rastin ‘Medicus’ me të cilin gjeti se i akuzuari Lutfi Dervishi është fajtor për veprat për të cilat ngarkohej.

Kur kryetarja e trupit gjykues, Franceska Fischer, e shpalli Dervishin fajtor, gruaja e tij reagoi nga karriget e audiencës në gjuhën angleze: “This is lie, this is unfair, this is politics” (Kjo është gënjeshtër, kjo është e padrejtë, kjo është politikë).

Pas kësaj, ajo është nxjerrë nga salla nën përcjelljen e Policisë.

“Është provuar se Lutfi Dervishi, si pronar i klinikës Medicus dhe përmes pjesëmarrjes së tij personale në disa operacione të transplantimit duke, ditur se klinika Medicus nuk ka poseduar leje për ndërhyrje të transplantimit dhe duke ditur se transplantimi ka qenë i ndaluar në bashkëpunim me persona të tjerë me mjete të mashtrimit dhe keqpërdorimit të pozitës së ndjeshme ka rekrutuar së paku 7 persona, ka strehuar dhe operuar ata në klinikën Medicus me qëllim të shfrytëzimit dhe marrjes së veshkave dhe i ka transplantuar ato organe te personat pranues”, tha kryetarja e trupit gjykues gjatë arsyetimit të aktgjykimit.

Seanca është duke vazhduar