Gjykata Speciale, s’zbriti nga qielli i hapur, atë na e sollët Ju, Shtab i Rognerit !

21.07.2019 23:36:07

Nga: Fatmir Bajraj

Sikur me qellim huqim esencën, kur hedhim akuza mbi Serbinë, Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Kuvendin e Kosovës si themelues i Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë të Holandës, edhe pse nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, përkatsisht, Kushtetutës dhe Ligjeve pozitive n’fuqi. Hedhja e fajit dhe sulmi mbi Gjykatën Speciale nga akterë politik të skenës politike Kosovare, siq janë të intervistuarit n’cilësinë e deshmitarëve dhe të atyre n’cilësinë e të dyshuarve për krimet e pretenduara të periudhës perkatëse 99/2000, si dhe të të ashtuquajtuareve OVL të UÇK-së, nuk ndrrrojnë gjëndjën , ngase nuk ndryshojnë dot faktet. Qirrmat e ish ekponentëve të UÇK-së, të krahut të luftës për pushtet, përketsisht ; të SHP të UÇK-së, siq e quajnë vetën, ata të Shtabit të Rognerit dhe vartësit e tyre në OVL të UÇK-së, në mbrojtje të UÇK-së dhe vlerave të luftës, duke u thirrë në luftën e drejtë të UÇK-së dhe pastertinë saj ; siq ishte rasti me Gani Kocin, Jakup Krasniqin, Nasim Haradinajn, Fatmir Limajn, Komandant Remin dhe shumë prej syrësh, s’janë asgjë tjetër, veqse masturbim pervers i delikuentëve të dy dekadave të fundit të zhvillimeve n’Kosovës dhe rreth saj. Kush efektoj Gjykatën Specale, përkatsisht Dhomat e Specializuara dhe Prokurinë Speciale ? Raporti i senatorit zvicëran Dick Marty, libri i Karla del Pontës dhe raporti i raportuesit amerikan John Clint Ëilliamson ! a) Pse kjo Gjykatë Speciale e cila merret kryesisht me krimet e pretenduara të ish udhëheqësve politik & ushtarak të Shtabit të Rognerit kundër shqiptarëve dhe jo shqiptarëve të periudhës respektive, duke përfshi Hashim Thaqin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin & Co ? b) Pse e njëanshme dhe jo gjithëperfshirëse për t’gjitha krimet e pretenduara të përiudhës respektive, kur dihet se krimët ma t’mëdha ka krye rregjimi i Millosheviqit mbi shqiptarët ? c) Pse u pranua një Gjykatë Specale për Kosovën, kur dihet se e njëjta kishte qenë objekt i një tribunali penal për ish Jugosllavinë me seli në Hagë ? Fillojmë nga e para : a) Ngase gjetjët e raporteve të lartpermendura dhe të inkorporuara në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme Këshillit të Europës në raportin e Dick Martit, ligjësuan & kushtëzuan formimin e një Gjykate Speciale e cila do trajtonte krimet e pretenduara të krerëve të Shtabit të Rognerit dhe vartësve të tyre kundër shqiptarëve për motive politike dhe jo shqiptarëve, serb, rom, etj ! b) Ngase pala shqiptare, nuk kishte dënjuar t’formoj një Gjykatë vendore për zbardhjën e vrasjeve të kësaj periudhe, siq pretendohet të mese 500 qytetarëve, nga të cilët rreth 200 veprimtarë dhe bashkëpunëtorë besnik të Presidentit historik Rugova, institucionalist e titullar, duke filluar nga Enver Maloku e Xhemajl Mustafa, e deri tek Ministri i parë i luftës në Ministrinë e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, Kolonel Tahir Zemaj, Komandant Smajl Hajdaraj, Kryekomunari Ismet Rraci dhe gazetarët Bekim Kastrati & Bardhyl Ajeti…! c) U pranua detyrismisht, biles edhe me këshillën Anglo-saksone, pra edhe me insistimin Amerikan ngase alternativa ishte shumë fishë dhe shumë herë, ma e zymtë dhe ma e errët për Kosovën dhe statusin e saj të brisht, pra refuzimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës, do pasonte iniciativen serbo-ruse n’KS të OKB-së për një tribunal nderkombëtar i cili dëmtonte rënd subjektivitetin nderkombëtar të Kosovës dhe me pasoja të pa-parashikueshme për vendin. A kishte vertetë krime të kryera n’këtë periudhë, pra përfshi edhe periudhën e pas hyrjës së trupave të NATO-së n’Kosovë m e 12 Qeshor 99, dhe kush qeverisi vendin nga pala jonë ? – Krimet janë t’faktuara, së paku në masën 100% të viktimave shqiptare, të vrarë n’pabesi, n’pusi dhe pa hak & gjyq nga një dorë e zezë vrastare-shqip-folëse, kryesisht për kundershtarë politik si të rrezikshëm për pushtetin e SHP të UÇK-së, alias Shtabin e Rognerit, tanimë të zberthyer në në QPK-në ilegjitime & ilegale të Kryeministrit Thaqi dhe eksponentë të saj. QPK-ja dhe resoret përketës ministror të kabinetit të Rognerit, ishte e nxënë në luftën për pushtet, duke ekzekutuar njerëz atdhetarë e veprimtarë të deshmuar e të devotshëm të kauzës nacionale për liri e pavarësi të Kosovës, duke e shtye tutje likuidimin me listë të “kolaboracionistëve dhe kundershtarëve të UÇK-së”, siq i quanin ata me të “drejtë”, kundershtarët politik, alias kundershatët potencial të pushtetit të tyre të uzurpuar në emër të luftës dhe fryteve të saj. – Të rrall ishin sikur Fehmi Agani i cili shpetoj nga ekzekutimi me listë të Shtabit të Rognerit, “falë” ekzekutimit nga regjimi kriminal i Millosheviqit, të tjerët, sikur Sabri Hamit, Agim Veliu, Adem Salihaj , Fetah Rudi, Gani Geci, ranë në pritat e skudrilës vrastare të Shtabit të Rognerit dhe QPK-së SHIK-iste të Hashim & Kadrisë, por mbijetuanë me pasoja të rënda fizike siq është rasti me Fetahin. Me (pa) t’drejtë, hiq pretendimet tjera të Raportit të Dick Martit, pra krimet e pretenduara mbi jo-shqiptarët, dhe për një moment, i kthehemi reflektimit njerëzor për vrasjën pa gjyq, pa hak dhe pas shpine të mese 1820 shqiptarëve, shumë prej tyre, bashkëpunëtor të Presidentit historik Rugova, dhe asnjë i zbardhur, i kapur dhe i dënuar nga Drejtësia vendore, kur dihet së urdhëdhënësit dhe ekzekutorët janë n’piramidën e shtetit të kapur, dhe n’maja t’saj, dhe ky fakt, nuk kerkonë një Gjykatë e cila kap “peshqitë e mëdhënjë” ? Mohimi i një fakti dhe i një nevoje të tillë, është absurd, non-sens dhe ç’njerëzor mbi të gjitha ! Deshtimi i UNMIK-ut, & EULEX-it në faktimin e krimeve të kryera, për faktin se ; kasta kriminale n’shtet-kapje, kishte përdorë mjete dhe metoda frikësimi, shantazhimi & linçimi të deshmitarëve, duke shkuar aq largë , sa ka eleminuar gjurmë e vrarë & ekzekutuar deshmitarë, ka shtye tutje edhe miqët tanë, ata që n’a çliruan, të kerkojnë themelimin e e kësaj Gjykate Speciale, e cila është e keqja ma e vogël n’kontektin e dhënë historik me një kastë kriminale që ka vu n’zap të tre pushtetet e ndara dhe median. Vetëm zbardhja dhe ndeshkimi i autorëve të krimeve, paqëton shoqërinë tonë, familjarët e viktimave dhe të njëjtit bënë që t’prehën të qetë në tokën amë, në atdheun e tyre dhe t’parëve për të cilin ranë n’pabesi por me nder. S’ka kauzë ma t’pastër dhe ma fisnike për ne sot, sesa insistimi konsekuent dhe këmbëngulës në zbardhjën e fatit të të atentatuarve dhe nxjerrja para drejtësisë e kriminelëve të cilët i njohim dhe i shohim n’shtet-kapje…! Kjo kauzë nacionale, ka çmimin e vet, dhe natyrisht edhe do gadishmerinë e pagimit të çmimit, deri atëherë ; pasiguri, amulli dhe pa përspektivë.