Gjykata Supreme pranon si të bazuara dy ankesa, hedh poshtë tri të tjera

06.07.2017 12:27:42

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera.

Ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar.

Ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani.

Është refuzuara si e pabazuar ankesa e Slavko Simiq nga Lista Serbe  dhe

Është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi.