Gjykata vendos për babë e bir, të dyshuar për falsifikim të lejeve të armëve

14.05.2018 15:16:23

Babë e bir, të dyshuar se falsifikuan lejet e armëve në këmbim të 5 mijë eurove, janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Hashim e Atdhetar Rexhepi janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas ankesës së avokatëve.

Lajmin për KALLXO e bëri të ditur avokati i Atdhetarit, Veton Rrecaj.

“Më në fund drejtësia e merr kahun e duhur”, tha Rrecaj.

Sipas aktvendimit të cilin e ka siguruar KALLXO, Gjykata ka ndërprerë këtë masë me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për të cilat edhe u është caktuar dhe vazhduar arresti shtëpiak.

“Nuk qëndrojnë më kushtet as për zëvendësimin eventual me ndonjë masë më të butë alternative”, thuhet në aktvendim.