Gjyqtari i Gjykatës Themelore: Kurti e Kadaj të sillen me forcë në gjykatë

13.09.2017 13:06:51

Kurti kishte munguar edhe në seancat tjera Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra ka lëshuar urdhëresë që deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi të sillen me forcë në gjykatë. Kjo pasi që dy deputetët e Vetëvendosjes nuk u paraqitën në seancë ku pritej që të dëshmonin dëshmitarët në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Seanca e sotme është shtyrë për 10 tetor ndërsa katër deputetët e VV-së Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari, Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohë

ne zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje.