Gjyqtari që kundër pafajësisë së ‘Hakmarrjes për drejtësi’.

14.02.2017 16:00:25

Trupa gjyqësore prej 5 anëtarësh të Apelit të Krimeve të Rënda që dha pafajësinë për organizatën terroriste “Hakmarrja për drejtësi”, nuk ka qenë në një mendje.

Burime nga gjykata, kanë bërë të ditur se 4 gjyqtarë kanë qenë pro pafajësisë për anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, dhe njëri prej tyre ishte kundër.

Duke qenë se rezultati ishte 4 me 1, pavarësisht këmbënguljes që ata të mos faleshin, trupa gjyqësore e drejtuar nga Alaudin Malaj ka vendosur që të shpallë të pafajshëm anëtarët e “Hakmarrjes…”.

Por kush është gjyqtari i cili doli kundër pafajësisë për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për  drejtësi”. Burime thanë për SYRI.net se ai është Artur Kalaja, gjyqtari i cili ka kundërshtuar dhënien e pafajësisë.

Gjyqtarët që kanë qenë pro pafajësisë së “Hakmarrjes për drejtësi” janë: Alaudin Malaj, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo. Për të gjithë këta ka nisur një hetim nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.