GLPS: Ndryshimi i kufijve cenon shtetësinë e Kosovës

14.01.2019 13:10:17

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot ka prezantuar analizën e projekt-ligjit mbi Detyrime, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror në Procesin e Dialogut dhe përfundimet nga studimi me temën: “Një marrëveshje finale QË MUND TA VË KOSOVËN NË NJË UDHËKRYQ: Disa mësime nga shtetet e kontestuara në të kaluarën

Grupi për Studime Juridike dhe Politike nëpërmjet analizës mbi projektligjin në fjalë vlerëson rolin e kufizuar që delegacioni do të ketë gjatë procesit përmbyllës të dialogut dhe rolin që Kuvendi duhet ta ketë në këtë proces.

Së dyti, GLPS nëpërmjet studimit të lartpërmendur argumenton rrezikun që përfshirja e ndryshimit të territorit në agjendën e marrëveshjes finale ka në relacion me shtetësinë e Kosovës.

Studimi përmban disa mësime nga rastet e formimit të shteteve të reja në rendin ndërkombëtar të cilat sinjalizojnë pikërisht rrezikun që bisedimet për ndryshimin e territorit paraqesin për modelin aktual të shtetësisë së Kosovës.

Përparim Kryeziu nga GLPS thotë se nëse në marrëveshjen finale Kosovë- Serbi, bëhet ndryshimi i kufijve atëherë do të cenohet shtetësia e Kosovës.

“Duke ditur këtë rrezik, si parakusht kuvendi duhet të rishikoj të gjitha marrëveshjet e arritura Kosovë-Serbi”, tha ai