Godet biçiklistin, arrestohet

09.08.2016 18:45:36

Një person është arrestuar në fshatin Staradan të Istogut, pasi që dyshohet se qëllimisht me traktor të tij e kishte goditur biçiklistin.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.