Godet traktorin nga shpejtësia, lëndohen ngasësit dhe dy pasagjerë

26.12.2016 13:32:59

Policia e Kosovës bën të ditur se në qytetin e Skenderajt një i dyshuar duke lëvizur veturën nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, ka goditur një traktor.

Si pasojë e aksidentit gjatë ditës së djeshme, dy ngasësit dhe një pasagjer po ashtu mashkull K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.