Goditet banda e shqiptarëve që shpërndante drogë në Milano

11.02.2018 18:08:51

Një bandë shqiptarësh me 5 anëtarë, është shkatërruar nga policia italiane e Milanos me akuaën e shpërndarjes së substancave të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët janë të moshës mes 24 deri në 45 vjeç dhe njiheshin më parë nga drejtësia vendase si shpërndarjes të drogës.

Hetimet ndaj tyre nisën pas vrasjes së mbetur në tentativë të një tjetër shqiptari nga ana e grupit.

Marsin e vitit të shkuar, dy nga autorët e vrasjes së tentuar u identifikuan nga policia, ku rezultoi se shqiptarët kishin mosmarrëveshje për territoret e shpërndarjes së drogës.

Në korrikun e shkuar, në dy banesa që i përkisnin një shqiptari në Milano, pjesë e këtij grupi, policia kishte gjetur 14 kg heroinë, 9.000 euro dhe një makinë që numëronte para, si dhe një makineri e presimit të drogës. Grupi merrej kryesisht me shpërndarjen dhe shitjen e heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Ndërkohë, gjatë operacionit të fundit policor, janë arrestuar 7 persona gjithsej dhe janë sekuestruar në total 21 kg drogë.