Goditja e shenjave të komunikacionit i kushton me paraburgim mitrovicasit

25.10.2016 14:05:51

Goditja e shenjave të komunikacionit i kushton me paraburgim mitrovicasit

Nuk goditi njëri, por dy shenja të trafikut rrugorë. Kjo i kushtoi qytetarit nga Mitrovica me paraburgim.

Policia në Mitrovicë kishte vërejtur se në rrugën “Mbretëresha Teutë’’ ishin dëmtuar dy shenja trafiku, ku nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes Policia dyshimet i ngrit te goditja e shenjave nga ana e ndonjë automjeti në lëvizje.

Pas disa orë hetimi, Policia ka arritur të identifikojë veturën dhe drejtuesin e saj, tashmë të dyshuarin e arrestuar nga Policia.

“Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se i dyshuari drejtuesi i veturës në kohën e incidentit kur kishte goditur dy shenjat e trafikut ishte nën ndikimin e alkoolit, që ka rezultuar me 1.53 promil. Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për ‘rrezikim të trafikut publik’”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Të dyshuarit pas procedurave me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.