Goditja e Zidane me kokë, Materaci: Nuk më vrau shumë!

18.06.2018 12:09:18

9 korrik 2006, një datë historike për shumë tifozë, të cilët atë mbrëmje kanë parë Italinë të bëhet kampione e Botës gjatë BOtërorit të futbollit, një mbrëmje e paharrueshme, para së gjithash për një nga heronjtë kryesorë të skuadrës “axurre”, Marko Materaci.

Ish-mbrojtësi italian, i ftuar në emisionin “Balalaika”, ka ripërshkruar me Ilary Blasi-n dhe Nicola Savinon të gjitha fazat e asaj mbrëmjeje, të nisur me 11-metërshin e shkaktuar dhe pastaj të shndërruar nga Zinedine Zidane dhe i përfunduar me festën “axurre” për trofeun e katërt botëror. Materaci i është kthyer edhe një herë asaj goditjeje me kokë nga franko-algjeriani, duke zbuluar: “Mund të kisha qëndruar gjatë gjithë natës i shtrirë në tokë, por nuk është se u dëmtova shumë”.