‘Goditje’ spektakolare në mes të Sarandës, plaçkitet argjendaria

09.02.2017 20:50:55

Një argjendari është vjedhur sot në qendër të Sarandës.

Sipas të dhënave të para, mësohet se autorët kanë përfituar gjatë kohës që në argjendari nuk kishte njeri, pasi pronarët dhe punonjësit po bënin pushimin e drekës.

Hetimet bëjnë të ditur se grabitësit përpara aktit kriminal, kanë studiuar më parë terrenin, pasi sistemi i alarmit në argjendari ishte jashtë funksionit.

Grabitësit kanë thyer bravën e portës dhe kanë marrë të gjitha bizhuteritë dhe aksesorët me vlerë brenda argjendarisë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nuk bëhet me dije shuma monetare e marrë nga autorët.