Gol kuqezi në tokën ruse, Odise Roshi i jep tre pikët ekipit me një “vepër arti”

23.11.2019 17:01:54
ROSTOV-ON-DON, RUSSIA JULY 28, 2018: FC Akhmat Grozny's Anton Shvets (L), Odise Roshi, Idrissa Doumbia (R-L) and FC Rostov's Odise Roshi (C) in action in their 2018/19 Russian Premier League Round 1 football match at Rostov Arena Stadium. FC Rostov won the game 1:0. Valery Matytsin/TASS (Photo by Valery MatytsinTASS via Getty Images)

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës, në ndeshjen që Akhmat Grozni fitoi me rezultatin 1-2, ndaj Orenburgut në transfertë.

Skuadra ruse shënoi golin e parë me penallti në minutën e 36-të, ndërsa në pjesën e dytë, ishte Odise Roshi ai që i jep trepikëshin.

Mesfushori shqiptar me një goditje të fortë brenda zonës, në minutën e 75-të gjeti rrugën e rrjetës, duke mos i lënë asnjë hapësirë reagimi portierit.