Goli i Hamdi Salihit nuk mjafton për Neustad

18.05.2018 23:30:41

Hamdi Salihi shënoi një tjetër gol sot për Wiener Neustadt, por që nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të marrë 3 pikët. Sulmuesi shkodran shënoi në minutën e 56’ në transfertën ndaj Wattens dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Gjithsesi vendasit u kundërpërgjigjën pak minuta më vonë duke barazuar rezultatin në 1-1, shifra që mbetën të pandryshuara deri në fund.

Neustadt po lufton për t’u ngjitur në Bundesligën austriake, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, ndërsa sulmuesi shkodran është i pari në listën e golshënuesve dhe kërkon të fitojë ‘Këpucën e Artë’.