Gonxhe Qaushi, shqiptarja e vetme që kandidon në veri të vendit

23.08.2017 23:39:29

Është anëtare e Partisë Demokratike e Kosovës dhe synon postin e Kryetares së Komunës së Mitrovicës së Veriut, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Gjonxhe Qaushi tregon arsyet pse i hyri garës për të sfiduar kryetarin aktual Goran Rakiq, si dhe kandidatin nga iniciativa qytetare STP, Oliver Ivanoviq.

“Dua të rris numrin e qytetarëve në këtë pjesë, që të kemi përfaqësim sa më dinjitoz në Kuvendin Komunal”, ka thënë ajo, duke shtuar se duhet unifikim i shqiptarëve për të marr një pozitë të mirë në këtë hapësirë të banuar me shumicë serbe.