Google po vjen me telefonin që do ta prodhojë vetë?

19.07.2016 11:57:37

Përkundër Nexus telefonave që janë prodhuar nga partnerët e Google si HTC, Huawei, LG, Asus dhe Motorola, Google tani dëshiron të merr kontroll të plotë në prodhimin e pajisjes hardverike dhe softuerike.

Prodhuesit e tjerë të telefonave të Google nganjëherë janë të ngadalshëm në përditësimet e ndryshme në Android kur dalin risitë në softuer.

Një telefon i dizajnuar nga Google do të ketë konkurrent të drejtpërdrejt iPhone të Apple sa përket lidhjes mes harduerit dhe softuerit.

Deri tani, Google është involvuar në mënyrë më direkte në dizajnimin e kamerës së Nexus 6P dhe 5X, gjë që ka rezultuar suksesshëm. Nëse ky involvim përfshin gjithë pajisjen, atëherë do të kemi një telefon të avansuar në treg.