Gostivar, 26 vjeçari gjendet i vdekur në banjën e shtëpisë

04.08.2016 21:22:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Gostivar, ku një 26 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e elektricitetit.

Rastin e ka denoncuar kushëriri i 26-vjeçarit, i cili ka dëshmuar se e ka gjetur kushëririn e tij në banjën e apartamentit, në vaskën e mbushur plotë me ujë, dhe mbi vaskë kishte një prizë elektrike ku ishte lidhur tharësja e flokëve.