Grabitësit apo të shkolluarit, kush janë hajdudët e vërtetë?!

10.10.2016 20:06:21

Gjatë një grabitje në Guangzhou të  Kinës, grabitësit i thanë të gjithë njerëzve në bankë “Mos lëvizni. Paratë i takojnë shtetit. Jetët tuaja ju takojnë juve.”

Të gjithë në bankë u ulën me qetësi. Ky quhet “koncepti i ndryshimit të mendjes” i cili ndryshon mënyrën tradicionale të të menduarit.

Kur një grua u shtri në tavolinë në mënyrë provokative, grabitësi i tha: “të lutem bëhu më e civilizuar, është një grabitje jo dhunim!”. Kjo është “të jesh profesional”, duke u fokusuar në vetëm çfarë je trajnuar për të bërë.

Kur grabitësit  u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri (i shkolluar) i tha më të vjetrit (i cili kishte vetëm 6 vite shkollë) ” Vëlla, të numrojmë sa kemi marrë.”

Grabitësi i vjetër u kthye dhe tha: ” Ti je shumë budalla, Ktu ka shumë para, do na dhet shumë kohë për ti numëruar. Sonte, lajmet televizive do të na tregojnë sa kemi marrë nga banka!”.

Kjo quhet “përvojë”. Në ditët e sotme përvoja është më e rëndësishme se kualifikimi në letër.

Pasi grabitësit u larguan nga banka, menaxheri i bankës i tha supervizorit ta njoftojë shpejtë policinë. Po supervizori i kërkoi atij të merrnin nga 10 milion dollarë për vete.

Kësaj i thonë “të notosh me valët”, të kthesh një situatë të pafavorshme në favorin tënd!

Supervizori tha, “Do të ishte mirë sikur të kishte nga një grabitës për çdo muaj”.

Kjo është ” të vrasësh mërzinë” ku lumturia personale është më e rëndësishme se puna.

Ditën tjetër, reporteri i lajmeve raportoi se 100 milionë dollarë janë vjedhur nga banka. Grabitësit përsëritën disa herë numërimin, dhe numëruan vetëm 20 milion dollarë.

Hajdutët e nervozuar thanë “Ne rrezikuam jetët tona dhe morëm vetëm 20 milion dollarë, ndërsa menaxherët e bankës me vetëm një lëvizje gishtërinjësh morën 80 milion dollarë. Duket se është më mirë të jesh i shkolluar se grabitës.”

Kësaj i thonë “Dija vlenë sa ari!”

Menaxheri i bankës ishte shumë i lumtur, sepse edhe humbjet e tij në bankë tani ishin të mbuluara nga grabitja e bankës.

Pra, kush janë hajdutët e vërtetë këtu? /Fokusi.org/