Grabitet në Tiranë makina e ambasadës së Kosovës

05.01.2017 13:48:18

Makina e ambasadës së Kosovës në Tiranë është grabitur ditën e djeshme në kryeqytetin e Shqipërisë, por policia ka bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit brenda 60 minutash.

Burime nga policia thanë për media se mbrëmjen e djeshme kanë vënë në pranga Niko Zaimin, 31 vjeç sepse mesditën e djeshme rreth orës 14:00, në rrugën “Shemsi Haka”, ka vjedhur mjetin tip “BMW”, me targë CD 5500 1, në pronësi të Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Policia tha se makina ishte nën emri e përfaqësuesit të Kosovës  Tiranë, Feriz Selimi. Menjëherë sapo është shpallur e vjedhur makina, policia është vënë në ndjekje të saj dhe ka bërë të mundur kapjen rreth 30 minuta më pas.

Personi i arrestuar është justifikuar duke thënë se e kishte marrë për një xhiro.