Grabiti bankën në Greqi, shqiptari arrestohet pas 7 viteve në arrati

08.08.2019 19:14:26

Një i kërkuar prej 7 vitesh nga policia greke, bie në pranga teksa kryen një tjetër krim në vendin fqinj.

Shqiptari 35-vjeçar i arrestuar, akuzohet si autor i grabitjes se armatosur të një banke në qytetinveriperëndimor, Parga, 3 ditë më parë.

I arrestuari dhe një tjetër person u futën në filialin e një banke të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën sasinë e parave qe gjeten: mbi 26 mije euro dhe 200 dollarë amerikanë.

Sipas policisë, 35 -vjeçari shqiptar u arrestua në qytetin e Prevezës. I arrestuariështë person me precedentë të rëndë penale.

Ai ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras, ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur. Gjithashtu ai ishte dënuar në mungesë me 19 vjet burg, për një tjetër grabitje me armë.