Grabitja në Rinas/ Arrestohet “spiuni” brenda aeroportit, dyshohet se…

15.06.2019 10:10:46

Policia ka vënë në pranga një tjetër person, i cili dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Mësohet se i arrestuari ka ndihmuar autorët e grabitjes së miliona eurove nga brenda aeroportit.

I arrestuari si bashkëpunëtor i grabitësve është një pjesëtar i stafit në pjesën cargo (zona ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave). Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Grabitja ndodhi më 9 prill brenda aeroportit të Rinasit, teksa paratë ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë përplasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.