Gramos Ruçi në Kosovë dekorohet me medaljen për liri dhe pavarëse

Gramos Ruçi në Kosovë dekorohet me medaljen për liri dhe pavarëse

06.11.2017 11:56:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë medaljen “Urdhri i Lirisë” kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramos Ruçi i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Kosovë.

Presidenti i Kosovës tha se ky çmim i jepet Ruçit për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Pata kënaqësinë si president i Republikës se Kosovës në përputhmëri  me ligjet dhe Kushtetutën e  Republikës  së  Kosovës  për kontributin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të  Kryetarit Ruçi në pavarësinë Kosovës t’i jap dekoratën “Urdhri i Lirisë”, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin  në të gjitha legjistraturat në Parlamentin e Shqipërisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për kontributin tuaj personal në mbështetje të jashtëzakonshme në kohen e luftës por edhe  ne përpjekjet e tranzicionit demokratik në  Kosovë dhe të shpallje së Pavarësisë”, tha Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur i  befasuar me këtë dekoratë që i është dhënë nga shteti i Kosovës në vizitën e tij të parë si kryetar Kuvendi.

“Kjo është dekorata e parë që unë marr nga presidenti I Kosovës, i jam shumë mirënjohës. Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi, as mua dhe pavarësisht të gjithave… spektrit politik shqiptar, të gjithë deputetëve shqiptarë ka qenë ëndrra e të gjithëve ka qenë që pavarësia e Kosovës të bëhet realitet. Kështu që ky vlerësim që më behët mua sot unë ia atribuoj dhe ia dedikoj bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri, pavarësisht se cilit spektër politik i takojnë”, tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.