Granit Xhaka tërhiqet përkohësisht nga futbolli, ka një arsye të fortë

09.09.2019 22:42:09

Granit Xhaka së shpejti do të bëhet baba dhe dëshiron të jetë pranës gruas së tij, madje është i gatshëm të lërë dhe disa ndeshje pa luajtur, pasi sipas tij ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

Të qënit futbollist ka shumë përparësi, por ka dhe sakrifica, si për shembull të jesh në fushën e lojës, në momentin që bëhesh baba. Kjo gjë ka ndodhur shpesh, por Granit Xhaka nuk dëshiron të përballet me një moment të tillë.

Mesfushori me origjinë shqiptare është në pritje të një fëmije nga bashkëshortja e tij Leonita Lekaj. Lindja pritet të ndodhë në mes të tetorit, kur do të jetë ndalesa e ekipeve kombëtare.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”, është shprehur Xhaka që do humbasë dy ndeshjet me Irlandën dhe Danimarkën, për kualifikueset e Europianit.SS