Gratë e LDK-së kërkojnë zgjedhje të reja

29.08.2018 15:06:48
Kryesia e Forumit të Gruas e LDK-së sot ka mbajtur një takim me kryetaret e degëve, ku kanë diskutuar gjendja aktuale politike në vend si dhe për rastet e dhunës në familje që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.

Forumi i Gruas ka treguar mbështetjen që ka ndaj kryesisë së LDJK-së dhe ka vlerësuar se negocimi për territorin e Kosovës është cenim i kushtetutshmërisë së saj.

“Forumi i Gruas mbështet qëndrimet e kryesisë së LDK-së dhe vlerëson se çdo negociim për territorin e Kosovës cenon kushtetutshmërinë e saj. Ky mekanizëm i LDK-së është i përkushtuar si çdo herë në mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe kërkon vëmendjen qytetare në këto procese”, thuhet në njoftimin e këtij forumi.

Ndërsa si tejkalim nga gjendja aktuale, FGLDK ka thënë se i sheh të nevojshme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Po ashtu, temë e këtij takimi kanë qenë edhe rastet e dhunës në familje që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë.