Gratë festojnë çlirimin nga ISIS, duke djegur mbulesën (Video)

23.02.2017 12:46:11

Një grua e gëzuar është parë duke festuar pasi ajo hoqi vellon e fytyrës, shkeli mbi të dhe i vu zjarrin asaj, pasi fshati i saj u tha se ishte çliruar nga Shteti Islamik.

Në një video të momentit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila nuk është identifikuar, brohoriste duke hequr mbulesën e saj dhe shkelur atë.

Pas kësaj, siç edhe mund të shihet një grua tjetër ia vë zjarrin mbulesës, duke përdorur një çakmak.

Videoja më pas tregon gratë duke pirë cigare, derisa meshkujt vallëzonin pranë. Nuk është e qartë se në çfarë fshati ishte bërë videoja. /Telegrafi/