Gratë në grevë: Nesër marshojmë, s’festojmë!

Gratë në grevë: Nesër marshojmë, s’festojmë!

07.03.2018 18:42:54

Një email dërguar nga “Gratë në Grevë” bën thirrje për një parakalim në sheshin kryesor të Prishtinës në Ditën Ndërkombëtare të gruas për siç thuhet se “nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore”.

“Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne Protestojmë dhe nuk Festojmë! sepse nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Prandaj, nuk kemi arsye të festojmë. Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gratë në Grevë.