Gratë protestojnë në Ditën e Evropës

07.05.2018 10:45:50

Organizimi i sotëm i aktivitetit “Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave”, nga Ministria e Integrimit Evropian, duket që nuk do t’i bëjë punë grave.

Kjo pasi për të mërkurën, gratë lidershipe nga e gjithë Kosova, të mërkurën do të organizojnë një thirrje proteste për Ditë të Evropës.

Kjo thirrje organizohet nga Gratë Lidershipe të Vitit 2017 të dala nga NDI dhe USAID nga Java e Gruas/ Akademia e Grave për Lidership.

“Në emër të të gjitha grave lidershipe nga e gjithë Kosova, të mërkurën më datë 09 maj, duke filluar prej orës 11:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, pranë Qeverisë do të organizohet një thirrje proteste për Ditë të Evropës”, thuhet në njoftim.