Greg Delawie: Do të vezhgojmë edhe procesin e numrimit të votave

Greg Delawie: Do të vezhgojmë edhe procesin e numrimit të votave

22.10.2017 12:18:19

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie deklaroi sot se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta vëzhgojnë tërë procesin zgjedhorë, por edhe atë të numërimit të votave.

“ Jam këtu duke ja nisur ditës si  një vëzhgues. Si SHBA mendojmë se Kosova e ka një ditë për të dëshmuar demokracinë e saj”.

Delawie tha se vëzhguesit ndërkombëtarë do ta shtojnë besimin e qytetarëve .

“ Ne besojmë se vëzhguesit ndërkombëtarë që janë mbi 30 mijë sosh e shtojnë besimin e qytetarëve sepse ata do të jenë të pranishëm edhe gjatë procesit të numërimit të votave. Rezultatet preliminare do të dalin sonte dhe disa do të jenë të disponuar e disa jo, por secili duhet të punojë në interes të publikut dhe të mos i shikojnë interesat personale”, tha ai .