Greg Delawie-qytetarëve: Korrupsioni është lufta juaj

Greg Delawie-qytetarëve: Korrupsioni është lufta juaj

04.12.2017 10:51:59

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në hapje të Javës Kundër Korrupsionit, në një adresim para mediave ka porositur qytetarët e Kosovës se “kjo është lufta juaj”, duke aluduar në luftimin e korrupsionit nga e gjithë shoqëria.

Në këtë takim ku morën pjesë të gjithë ambasadorët e Qunit-it, Delawie ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, andaj u takon që të përpiqen shumë edhe në luftimin e korrupsionit.

Ai ka thënë poashtu se deri në fund të këtij viti ligji për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë duhët të shkojë në Kuvend, njofton Klan Kosova.

Delawie ai ka shtuar edhe se prokurimi elektronik duhet të përmbyllët deri në janar.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti kanë mbajtur edhe të gjithë ambasadorët e tjerë të QUNIT- të cilët kanë kërkuar angazhim edhe nga mediat në raportimin e korrupsionit.

Ndërkohë përfaqësuesja e BE- së, Nataliya Apostolova, ka shtuar se të gjithë zyrtarët publik të cilët kanë aktakuza duhet të suspendohen dhe ata që janë të dënuar duhet të largohen nga puna.

Ajo tutje ka shtuar se ata që kanë përfituar nga vepra të tilla duhet të mos  i gëzojnë frytet e tyre.