Greg Delawie shpreh gezimin e tij që KQZ-ja largojë nga lista kandidatët...

Greg Delawie shpreh gezimin e tij që KQZ-ja largojë nga lista kandidatët e dënuar

12.09.2017 22:10:23

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka përgëzuar KQZ-në për vendimin që t’i largojë nga listat zgjedhore kandidatët e dënuar.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se është i kënaqur me këtë vendim.

“Gëzohem që KQZ-ja e ka mbështetur ligjin dhe ka larguar nga listat kandidatët e dënuar për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Delawie.

Më shumë se 80 kandidatë janë decertfikuar nga zgjedhjet lokale sot nga një vendim i KQZ-së.