Grenell jep dorëheqje nga Departamenti i Shtetit, mbetet i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi

02.06.2020 10:18:23

Richard Grenell ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin amerikan të Shtetit.

Grenell e zyrtarizoi vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

“Unë sot unë zyrtarisht kam dhënë dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit”, ka shkruar Grenell.

“Presidenti Trump më ka dhuruar një dhuratë të lamtumirës, karrigen e kabinetit. Sekretarët e kabinetit nuk marrin karrige por presidenti Trump deshi që unë ta kem timen”, shtoi ai