Greqi, 30 vdekje nga Covid, shqetësues numri i të intubuarve

19.01.2021 18:10:25

Autoritetet shëndetësore në Greqi bënë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 30 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5518 vdekje në total, nga të cilat 3254 (59.0%) burra.

Mosha mesatare e të infektuarve që kanë humbur betejën nga Covid është 79 vjeç dhe 95.4% kishin një sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart.

EODY njoftoi 566 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilat 17 u identifikuan pas kontrolleve në pikate kontrollit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 149462, nga të cilat 52.1% janë burra.

Gjatë gjurmimit u zbulua se 5786 (3.9%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 45808 (63.7%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

320 persona trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 225 (70.3%) e të intubuarve janë burra. 86.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart. 1037 pacientë janë lëshuar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.