Greqi: Avokati i njohur, Michalis Zafeiropulos u ekzekutua në zyrën e tij

13.10.2017 10:58:17

Ai u qëllua në kokë dhe në gjoks Mbrëmë në qytetin e Athinës në Greqi, persona të maskuar kanë ekzekutuar në mënyrë mafioze avokatin e njohur, Michalis Zafeiropulos. Mediat greke raportojnë se Avokati Michalis Zafeiropulos u vra në zyrën e tij në Athinën qendrore.

Sipas autoriteteve, dy persona të armatosur hynë në ndërtesën në Rrugën “Asklipiou” dhe qëlluan Zafeiropulos në kokë dhe gjoks, raporton Ekathimierini. Sipas raportimeve të para, një bashkëpunëtor i avokatit 52-vjeçar, i cili ishte në zyrë në atë kohë, u mbyll në një dhomë nga sulmuesit.

Autorët kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë. Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish deputetit të Demokracisë së Re Nondas Zafeiropoulos. Vrasja e tij nxiti një reagim nga partitë politike të Greqisë. Raportohet se autorët e vrasjes kanë qenë të huaj, ngaqë nuk e flisnin mirë greqishten.