Greqi, i moshuari aksidenton për vdekje 30-vjeçaren shqiptare

13.08.2016 22:17:16

Një 30-vjeçare nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në afërsi të Korfuzit në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Korfuz- Paleokastritsa.

Shkaktar i aksidentit është një 71-vjeçar, drejtues i mjetit. Ai u arrestua sot nga policia greke.

Shqiptarja u plagos rëndë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. I moshuari nuk i ka dhënë ndihmën e parë shqiptares, duke e braktisur atë në rrugë.